
Futja e një karte kujtese
Përdorni vetëm Kartat MicroSD të përputhshme, të miratuara nga Nokia për përdorim
me këtë pajisje. Nokia përdor standarde të miratuara industriale për kartat e kujtesës,
por disa marka mund të mos përputhen plotësisht me këtë pajisje. Kartat që nuk
përputhen mund të dëmtojnë kartën dhe pajisjen dhe mund të prishin të dhënat që
ruhen në kartë.
Pajisja juaj mbështet kartat microSD me një kapacitet deri në 16 GB. Madhësia e një
skedari të vetëm nuk duhet t'i tejkalojë 2 GB.
10 Fillimi

1 Hapni kapakun e folesë së kartës së kujtesës.
2 Tërhiqni kapakun anash.
3 Futni kartën e kujtesës në mbajtëse, me sipërfaqen e kontaktit të përmbysur.
4 Mbylleni mbulesën e folesë së kartës së kujtesës.