
Mbi softuerin e pajisjes dhe përditësimet e aplikimit
Me përditësimet e softuerit të pajisjes dhe përditësimet e aplikimit ju mund të merrni
veçori të reja dhe funksione të përmirësuara për pajisjen tuaj. Përditësimi i softuerit
mund të përmirësojë edhe funksionimin e pajisjes suaj.
Rekomandohet që të krijoni kopje rezervë të të dhënave tuaja personale para se të
përditësoni softuerin e pajisjes suaj.
Paralajmërim:
Nëse instaloni një përditësim softueri, ju nuk mund ta përdorni pajisjen qoftë dhe për
të bërë thirrje urgjence, derisa të përfundojë instalimi dhe të riniset pajisja. Kini
parasysh të bëni kopje rezervë të të dhënave para se të pranoni instalimin e një
përditësimi.
6
Informacion i përgjithshëm

Shkarkimi i përditësimeve të programit, mund të shkaktojë transmetimin e sasive të
mëdha të të dhënave (rrjeti i shërbimit).
Sigurohuni që bateria e pajisjes të ketë fuqi të mjaftueshme ose lidhni ngarkuesin, para
se të filloni përditësimin.
Pasi përditësoni softuerin ose aplikimet e pajisjes suaj, këshillat në udhëzuesin e
përdoruesit mund të mos jenë më të përditësuara.