Nokia X2 00 - Automjetet

background image

Automjetet
Sinjalet RF mund të ndikojnë në sistemet elektronike të pablinduara ose të painstaluara mirë të automjeteve. Sisteme të tilla

janë: sistemet elektronike të injeksionit të karburantit, sistemet elektronike kundër bllokimit të rrotave gjatë frenimit, sistemet

elektronike të kontrollit të shpejtësisë dhe sistemet e jastëkëve të ajrit. Për informacion të mëtejshëm, pyesni prodhuesin e

automjetit tuaj ose të aparaturave të tij.

Vetëm një personel i kualifikuar duhet t’i bëjë shërbim ose ta instalojë pajisjen në një automjet. Shërbimi ose instalimi i gabuar,

mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të bëjë të pavlefshme çdo garanci të dhënë për pajisjen. Kontrolloni rregullisht nëse të

gjitha aparaturat e pajisjes celulare të instaluara në automjetin tuaj, janë të vendosura dhe punojnë si duhet. Mos ruani ose

transportoni lëngje djegëse, gaze ose materiale eksplozive në të njëjtën kabinë me pajisjen, pjesët ose pajisjet e saj ndihmëse.

Mos harroni që jastëkët e ajrit fryhen me shumë forcë. Mos e vendosni pajisjen tuaj ose pajisjet ndihmëse në zonën e hapjes

së jastëkëve të ajërit.

Mbylleni pajisjen para se të hipni në aeroplan. Përdorimi në aeroplan i telepajisjeve celulare, mund të jetë i rrezikshëm për

funksionimin e aeroplanit dhe mund të jetë i paligjshëm.