Informacioni për vërtetimin (SAR)
Kjo pajisje celulare i përmbush orientimet për ekspozimin ndaj valëve të radios.
Pajisja juaj celulare është një radiotransmetuese dhe radiomarrëse. Ajo është projektuar që të mos e kalojë kufirin e ekspozimit
ndaj radiovalëve që është rekomanduar nga orientimet ndërkombëtare. Këto orientime janë zhvilluar nga organizata e pavarur
shkencore ICNIRP dhe përfshijnë kufijtë e sigurisë të projektuara për të siguruar mbrojtjen e të gjithë personave, pavarësisht
nga mosha dhe gjendja shëndetësore.
Orientimet e ekspozimit për pajisjet celulare përdorin një njësi matëse të njohur si Koeficienti Specifik i Absorbimit, ose SAR.
Kufiri i SAR-it i deklaruar në orientimet e ICNIRP-së është 2,0 vat/kilogram (W/kg) për mesatarisht dhjetë gram ind. Testet për
SAR-in janë kryer duke përdorur pozicione standarde të përdorimit, me pajisjen që transmeton në nivelin më të lartë (të
vërtetuar) të fuqisë së saj, në të gjitha zonat e testuara të frekuencave. Niveli aktual i SAR-it të një pajisjeje në funksionim mund
të jetë më poshtë se vlera maksimale, sepse pajisja është projektuar për të shfrytëzuar vetëm fuqinë e kërkuar për të kapur
rrjetin. Kjo sasi ndryshon në varësi të një numri faktorësh si p.sh. nga distanca midis jush dhe stacionit bazë të rrjetit.
Vlera më e lartë e SAR-it, sipas udhëzimeve të ICNIRP-së për përdorimin e pajisjes në vesh është 0.82 W/kg .
Përdorimi i pajisjeve ndihmëse të pajisjes, mund të ketë si rezultat ndryshimin e vlerave të SAR-it. Vlerat e SAR-it mund të
ndryshojnë në varësi të kërkesave kombëtare të raportimit dhe testimit, si dhe bandës së rrjetit. Informacion shtesë për SAR-
in mund të jepet në informacionin e produktit në adresën www.nokia.com.
Informacioni për produktin dhe sigurinë 37
DEKLARATA E KONFORMITETIT
Me këtë deklaratë, KORPORATA E NOKIA-s deklaron se ky
produkt RM-618 është në përputhje me kërkesat themelore
dhe dispozitat e tjera përkatëse të direktivës 1999/5/EC. Një
kopje të Deklaratës së Konformitetit mund ta gjeni në
adresën http://www.nokia.com/phones/
declaration_of_conformity/.
© 2009 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Nokia, Nokia Connecting People dhe Navi janë marka tregtare
ose marka tregtare të regjistruara të Korporatës Nokia.
"Nokia tune" është shenjë zanore e Korporatës Nokia. Emrat
e tjerë të produkteve dhe të shoqërive që janë përmendur
këtu, mund të jenë marka tregtare ose emra tregtarë të
pronarëve të tyre përkatës.
Ndalohet riprodhimi, transferimi, shpërndarja ose ruajtja e
një pjese ose e të gjithë përmbajtjes së këtij dokumenti në
çfarëdolloj forme, pa lejen paraprake me shkrim të Nokia-s.
Nokia zbaton një politikë të zhvillimit të vazhdueshëm. Nokia
rezervon të drejtën që të bëjë ndryshime dhe përmirësime në
çdo produkt që përshkruhet në këtë dokument, pa njoftim
paraprak.
Includes RSA BSAFE cryptographic or security protocol
software from RSA Security.
Java is a trademark of Sun Microsystems, Inc.
Ky produkt është licencuar nën MPEG-4 Visual Patent Portfolio
License (i) për përdorim personal dhe jotregtar në lidhje me
informacionin i cili është koduar në përputhje me MPEG-4
Visual Standard, nga një përdorues që merret me një aktivitet
personal dhe jotregtar dhe (ii) për përdorim në lidhje me
videon MPEG-4 të ofruar nga një furnizues i licensuar videosh.
Asnjë licencë nuk është dhënë ose nuk do të nënkuptohet për
ndonjë përdorim tjetër. Informacion shtesë, duke përfshirë
dhe atë në lidhje me përdorimet e brendëshme, tregtare dhe
për reklamë, mund të merrni nga MPEG LA, LLC. Shikoni http://
www.mpegla.com.
NË SHKALLËN MAKSIMALE TË LEJUAR NGA LIGJI NË FUQI, NOKIA
OSE LICENSUESIT E SAJ NUK DO TË JENË NË ASNJË RAST
PËRGJEGJËS PËR HUMBJEN E TË DHËNAVE OSE TË TË ARDHURAVE
OSE PËR ÇFARËDOLLOJ DËMTIMI TË VEÇANTË, TË RASTËSISHËM,
RRJEDHIMOR OSE TË TËRTHORTË SIDO QË TË JETË SHKAKTUAR.
PËRMBAJTJA E KËTIJ DOKUMENTI OFROHET "PA NDRYSHIM". ME
PËRJASHTIM TË RASTEVE KUR KËRKOHET NGA LIGJI NË FUQI, NUK
JEPET ASNJË LLOJ GARANCIE, E SHPREHUR APO E NËNKUPTUAR,
DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR NGA GARANCITË E
NËNKUPTUARA TË TREGTUESHMËRISË DHE TË VOLITSHMËRISË
PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR, NË LIDHJE ME SAKTËSINË,
RREGULLSHMËRINË OSE PËRMBAJTJEN E KËTIJ DOKUMENTI.
NOKIA REZERVON TË DREJTËN TA RISHIKOJË KËTË DOKUMENT OSE
TA TËRHEQË ATË NË ÇDO KOHË, PA NJOFTIM PARAPRAK.
Disponueshmëria e produkteve të caktuara dhe e aplikimeve
si dhe e shërbimeve për këto produkte, mund të ndryshojë
sipas rajonit. Kontaktoni me shitësin tuaj të Nokia-s për
hollësitë dhe disponueshmërinë e opsioneve të gjuhës. Kjo
pajisje mund të përmbajë artikuj, teknologji ose programe
që i nënshtrohen ligjeve dhe rregullave të eksportit nga SHB-
ja dhe vendet e tjera. Ndalohet shmangia nga këto rregulla
në kundërshtim me ligjin.
Aplikimet e palëve të treta të ofruara me pajisjen tuaj, mund
të jenë krijuar dhe mund të jenë pronë e personave ose
subjekteve që nuk kanë lidhje ose nuk janë filiale të Nokia-s.
Nokia nuk është pronare e të drejtave të autorit apo e të
drejtave të pronësisë intelektuale të aplikimeve të palëve të
treta. Kështu që, Nokia nuk mban asnjë përgjegjësi për
mbrojtjen e konsumatorit, për funksionalitetin e aplikimeve
ose për informacionin në aplikime apo këto materiale. Nokia
nuk jep asnjë garanci për aplikimet e palëve të treta. DUKE
PËRDORUR APLIKIMET, JU NJOFTOHENI QË APLIKIMET OFROHEN
PA NDRYSHIME, PA ASNJË LLOJ GARANCIE TË SHPREHUR APO TË
NËNKUPTUAR, PËR AQ SA LEJOHET MAKSIMALISHT NGA LIGJI NË
FUQI. PËR MË TEPËR NJOFTOHENI SE, SI NOKIA ASHTU DHE
FILIALET E SAJ NUK BËJNË ASNJË PREMTIM APO GARANCI, TË
SHPREHUR OSE TË NËNKUPTUAR, DUKE PËRFSHIRË POR JO DUKE
U KUFIZUAR TE GARANCITË E TITULLIT, TREGTUESHMËRISË OSE
VOLITSHMËRISË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR OSE QË APLIKIMET
NUK DO TË SHKELIN ASNJË PATENTË TË NJË PALE TË TRETË, TË
DREJTAT E AUTORIT, TË DREJTAT E MARKËS TREGTARE OSE TË
DREJTA TË TJERA.
38
/Botimi 1.1 SQ