Radioja FM
Pajisja juaj mbështet Nokia XpressRadio, duke ju lejuar të dëgjoni stacionet e radios me
antenën e brendshme.
Paralajmërim:
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj zërit të lartë mund t’ju dëmtojë dëgjimin. Dëgjoni
muzikë në një nivel mesatar dhe mos e mbani pajisjen pranë veshit kur jeni duke
përdorur altoparlantin.
Zgjidhni
Meny
>
Muzika
>
Radio
.
Kërkimi automatik për stacionet e disponueshme
Zgjidhni
Opsionet
>
Kërko gjitha kanalet
. Për rezultate më të mira, kërkoni kur jeni
jashtë ose pranë një dritare.
Kalimi automatik në një frekuencë me marrje më të mirë
Kontrolloni që RDS të jetë i aktivizuar. Zgjidhni
Opsionet
>
Cilësimet
>
RDS
.
Zgjidhni
Frekuenca auto.
.
Kërkimi i një stacioni fqinj
Mbani të shtypur tastin e lëvizjes në të majtë ose në të djathtë.
Ruajtja e një stacioni
Akordohuni në stacionin e dëshiruar dhe zgjidhni
Opsionet
>
Ruaj kanalin
.
Ndërrimi i stacioneve të ruajtura
Lëvizni poshtë ose lart për të ndërruar stacionet ose shtypni tastin e numrit përkatës,
të vendndodhjes në kujtesë të një stacioni të dëshiruar.
Rregullimi i volumit
Përdorni tastet e volumit.
Dëgjimi me kufje ose altoparlant
Zgjidhni
Opsionet
>
Më shumë
>
Luaj nëpërmjet
.
Lënia e radios të luajë në sfond
Shtypni tastin e mbylljes.
Mbyllja e radios
Mbani të shtypur tastin e mbylljes.